Hansi Flick konfirmon planin ‘brutal’ për parasezonin e Barcelonës - Gazeta Express
string(64) "hansi-flick-konfirmon-planin-brutal-per-parasezonin-e-barcelones"

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 21:46

Hansi Flick konfirmon planin ‘brutal’ për parasezonin e Barcelonës

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 21:46

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka planifikuar një regjim stërvitor tejet të ashpër për të përgatitur skuadrën për sezonin 2025/26.

La Blaugrana, që këtë verë nuk morën pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, kanë përfituar nga pushimi dhe janë të freskët për muajt e ardhshëm. Skuadra tashmë i është rikthyer testeve fizike dhe pas një kampi në Katalonjë, do të niset për turneun veror në fund të muajit.

Sipas Diario Sport, Flick do t’i nënshtrojë lojtarët testeve intensive fizike pa pushime gjatë seancave në qendrën stërvitore Ciutat Esportiva Joan Gamper. Që nga sot, në javën e parë do të zhvillohen 10 seanca stërvitore, pa asnjë ditë pushimi.

Plani përfshin dy seanca në ditë për tre ditë, një në mëngjes dhe një pasdite, të shpërndara për të shmangur orët më të nxehta të ditës. Më vonë, seancat do të zhvillohen vetëm në mëngjes, përpara nisjes për në Japoni.

Plani i turneut veror të Barcelonës:

24 Korrik: Mbërritja në Japoni dhe nisja e stërvitjes.

27 Korrik: Miqësore kundër Vissel Kobe.

31 Korrik: Ndeshje në Korenë e Jugut ndaj FC Seoul.

4 Gusht: Përballje me Daegu FC.

Pas këtyre ndeshjeve, Barça do të rikthehet në Spanjë për përgatitjet finale të parasezonit, që do të kulmojnë me Trofeun Joan Gamper më 10 Gusht, edhe pse ende nuk është konfirmuar kundërshtari.

Për shkak të vonesave në rinovimin e “Camp Nou”, Barça do t’i luajë tre ndeshjet e para të La Ligës jashtë fushe, ndaj Mallorca, Levante dhe Rayo Vallecano. Klubi shpreson të rikthehet në shtëpi pas pushimit të parë ndërkombëtar në shtator./GazetaExpress/