Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shprehur me një optimizëm të kujdesshëm lidhur me gjendjen e Robert Lewandowskit dhe Alejandro Baldes, përpara ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit në “Giuseppe Meazza”. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk do të jetë në dispozicion për përballjen ndaj Real Valladolid këtë fundjavë.
Balde pësoi një dëmtim në muskul të pasmë më 12 prill ndaj Leganés dhe, pasi mungoi në sfidën e parë ndaj Interit dhe në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, kishte shpresa në Katalonjë se do të rikthehej për ndeshjen e së martës.
“Duhet të presim dhe të shohim si do të ecë situata ditë pas dite. Janë në rrugë të mbarë, por duhet të jemi të kujdesshëm. E njëjta vlen edhe për Casadó, i cili kreu pjesërisht stërvitjen sot. Nuk mund të marrim rreziqe. Robert po përparon shumë mirë dhe duhet të shohim se çfarë do të bëjë Balde.”
Të dy, Lewandowski dhe Balde, munguan në stërvitjen e së premtes përpara ndeshjes ndaj Valladolid. I pyetur sërish për gjendjen e Lewandowskit, Flick zgjodhi të mos zbulojë shumë detaje.
“Ai mund të rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Interit. Robert po bën shumë mirë dhe progresi i tij është më i mirë se sa kishim pritur. Do të shohim. Është një profesionist i madh dhe punon gjithmonë për të qenë 100%. Mund të rikthehet të martën.”