Hansi Flick i ka treguar Rashfordit ku të përmirësohet, nëse dëshiron minuta te Barça - Gazeta Express
string(84) "hansi-flick-i-ka-treguar-rashfordit-ku-te-permiresohet-nese-deshiron-minuta-te-barca"

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 16:59

Hansi Flick i ka treguar Rashfordit ku të përmirësohet, nëse dëshiron minuta te Barça

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 16:59

Barcelona ende nuk e ka zyrtarizuar, por duket se lëvizja për Marcus Rashford është drejt finalizimit.

Sulmuesi i Manchester United do të vijë në formë huazimi me opsion blerjeje, edhe pse nuk ka qenë një zgjedhje unanime brenda klubit katalanas për të përforcuar repartin ofensiv.

Rashford ka pranuar një ulje page prej 25%, ndërsa Barcelona do të mbulojë pjesën tjetër të rrogës së tij për sezonin.

Klubi katalanas do të ketë mundësinë ta blejë atë për 30 milionë euro në fund të sezonit. Nëse vendosin të mos e aktivizojnë opsionin e blerjes, atëherë do të detyrohen të paguajnë një klauzolë penaliteti, por pavarësisht kësaj, Barcelona ka arritur të forcojë ofensivën pa u angazhuar në një shpenzim që do të trondiste buxhetin.

Një lëvizje e ngjashme ishte afër edhe në janar, pasi Hansi Flick kërkoi transferimin e Rashford, por Drejtori Sportiv, Deco, vendosi të japë përparësi rinovimeve të kontratave për gjysmën e dytë të sezonit, sipas “Sport”.

Dihet gjerësisht se zgjedhja e parë e Deco për krahun e majtë ishte Luis Díaz, edhe pse ai e pranoi se një lëvizje për Nico Williams do të ishte një alternativë e mirë. Ai nuk është i bindur për Rashford dhe e ka pranuar marrëveshjen “me dhëmbë të shtrënguar”.

Lajmet për marrëveshjen dolën të shtunën, ndërsa gjithçka mori hov të enjten, pasi Flick zhvilloi një bisedë direkte me Rashford.

Shqetësimi kryesor i Barcelonës për 27-vjeçarin është qasja e tij e dobët ndaj detyrave mbrojtëse. Trajneri gjerman i ka bërë të qartë lojtarit se ai do të ketë një rol dytësor fillimisht dhe do të duhet ta fitojë vendin në fushë.

Ai gjithashtu i ka kërkuar një përkushtim të madh në fazën pa top dhe një angazhim serioz në detyrat mbrojtëse – një sfidë që Rashford e ka pranuar. Marrëveshja u mbyll më pak se 48 orë më vonë.

Flick e ka bërë të qartë se nuk toleron mungesën e përkushtimit apo qëndrimin e gabuar, siç u pa sezonin e kaluar me Ansu Fati, i cili thuajse nuk luajti fare – me gjermanin që publikisht e identifikoi mungesën e përpjekjes si problem. Po ashtu, Jules Koundé dhe Iñaki Peña u lanë në stol për shkak të vonesave në mbledhjet e skuadrës.

Rashford do ta nisë sezonin si një zgjedhje e jashtme dhe me konkurrencë të fortë përpara si Raphinha, Dani Olmo, Fermín López, Ferran Torres dhe Robert Lewandowski, minutat në fushë nuk do të jenë të lehta për t’u fituar./GazetaExpress/