Hansi Flick i frustruar me dy lojtarë të tij, pas humbjes nga Sevilla - Gazeta Express
string(68) "hansi-flick-i-frustruar-me-dy-lojtare-te-tij-pas-humbjes-nga-sevilla"

Futboll

Gazeta Express

06/10/2025 17:40

Hansi Flick i frustruar me dy lojtarë të tij, pas humbjes nga Sevilla

Futboll

Gazeta Express

06/10/2025 17:40

Barcelona pësoi një humbje të rëndë ndaj Sevillas pak para pushimit ndërkombëtar, duke u mundur 4-1 në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Jo vetëm që humbi vendin e parë në tabelë, por mënyra se si erdhi kjo humbje hapi një sërë pyetjesh për trajnerin Hansi Flick.

Trajneri gjerman pa skuadrën e tij të vuante ndjeshëm në pjesën e parë, dhe katalanasit patën fat që shkuan në pushim vetëm me një gol disavantazh, pasi Sevilla krijoi disa raste të qarta për shënim. Edhe pse në fund pësuan dy gola të tjerë që vulosën rezultatin, Flick deklaroi se ishte i kënaqur me reagimin në pjesën e dytë — megjithatë, kishte dy lojtarë që nuk ishin pjesë e atij reagimi.

Mbrojtësi qendror Ronald Araújo ishte një nga më të kritikuarit sezonin e kaluar, veçanërisht pas imazhit të famshëm ku u pa në foton e dy golave të Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Pas asaj ndeshjeje, ai u mbështet publikisht nga Flick dhe drejtori sportiv Deco, pavarësisht zërave për një largim gjatë verës.

Megjithatë, sipas Sport, Araújo ishte një nga lojtarët me të cilët Flick nuk ishte i kënaqur dhe e zëvendësoi në pushim. Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe shkaktoi një penallti — edhe pse të shumëdebatuar — ndaj u hoq nga loja për t’i lënë vendin Eric Garcias.

Një tjetër lojtar që pagoi për kartonin e verdhë dhe paraqitjen e dobët në pjesën e parë ishte ai që mbulonte krahun e majtë, një zonë që u kthye në problem të vazhdueshëm për “Blaugranat”. Pau Cubarsí shpesh duhej të vinte në ndihmë në atë krah për të mbuluar hapësirat. Ai u zëvendësua në pushim nga Alejandro Balde.

Në fillim të sezonit, ndërsa Martin nuk ishte ende i regjistruar, Flick i dha minuta të rinjve si Jofre Torrents. Ai debutoi kundër RCD Mallorcas në moshën 18-vjeçare dhe më pas luajti edhe 16 minuta kundër Valencias muajin e kaluar. Tani që është pjesë e rregullt e skuadrës, Martin do të duhet të jetë i kujdesshëm, sepse Torrents po shtyn fort për më shumë hapësira dhe përfshirje në formacion./GazetaExpress/