Hamza: Zotimet e Kurtit s'reflektohen në buxhet, e përmendi Unazën e Prishtinës, e buxheti i kryeqytetit s'u përfshi - Gazeta Express
string(111) "hamza-zotimet-e-kurtit-sreflektohen-ne-buxhet-e-permendi-unazen-e-prishtines-e-buxheti-i-kryeqytetit-su-perfshi"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 11:30

Hamza: Zotimet e Kurtit s’reflektohen në buxhet, e përmendi Unazën e Prishtinës, e buxheti i kryeqytetit s’u përfshi

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 11:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se shumica e zotimeve që kryeministri Albin Kurti i përmendi në ekspozenë e tij në Kuvend kur prezantoi planet e tij të ardhshme, nuk janë përfshirë në projekt-buxhetin e prezantuar nga qeveria për këtë vit.

Bedri Hamza tha në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend se standardi i jetesës në Kosovë është përkeqësuar nga inflacioni, rritja e çmimeve.

“Zoti kryeministër, ju në ditën e votimit të qeverisë e prezantuat një ekspoze. Kishte gjëra të rëndësishme në atë ekspoze. Problemi qëndron që shumica prej tyre nuk janë të reflektuara në këtë buxhet…. Dhe diçka që s’e ka kontruksionin financiar, mbetet në nivel të projekteve ideore dhe presin ndoshta në një periudhë në të ardhmen që të realizohet”, tha ai.

Hamza përmendi edhe premtimin e Kurtit për rritjen e pagës mesatare.

“Ju premtuat pagë mesatare mbi 1000 euro, dhe nëse e shikojmë pagën mesatare për vitin 2024 në sektorin publik është 668 milionë euro. Në vitin 2025 ka pasë rritje të pagës për një koeficient dhe ka shkuar në 770. Dhe për të mbërritur paga mesatare në sektorin publik në mbi 1000 euro, duhet të ketë rritje të pagave për 30%. Dhe kjo, tabelën për vitin 2026, 27 dhe 28 nuk është reflektuar”, tha ai.

Hamza përmendi edhe projekte të tjera të premtuara nga Kurti, si investimi në Brezovicë, që tha se gjithashtu s’tregohet se si do të bëhet.

“500 milionë eruro për Brezovicën. Qysh? Përmes investitorëve privatë? Kur?”, pyeti ai.

Kurti ka përmendur edhe Unazën e Prishtinës gjatë ekspozesë së tij të mërkurën.

Hamza tha se “Unaza e Prishtinës nuk është në buxhet”.

“Lëre që s’është në buxhet Unaza e Prishtinës, por buxheti i Komunës së Prishtinës nuk është pjesë e këtij buxheti fare”.

“Po i drejtohem ministrit të Financave. Për me u bë pjesë e buxhetit na obligon edhe ky draft-ligj të cilin po e diskutojmë, neni 6 i tij”, tha Hamza.

Ai e luti ministrin Hekuran Murati që ta përfshijë në draft buxhetin e Prishtinës.

“Të lutem të bëhet pjesë e këtij buxheti sepse pavarësisht se cila parti politike e udhëheq një komunë, e posaqërisht kryeqytetin, ka nevojë të përkrahet, e jo të pengohet për disa çështje teknike si u fut buxheti në sistem apo s’është futur”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement