Hamza: Vijat e kuqe të dëmshme për vendin, gjuha në fushatë të mos e rrisë polarizimin - Gazeta Express
string(84) "hamza-vijat-e-kuqe-te-demshme-per-vendin-gjuha-ne-fushate-te-mos-e-rrise-polarizimin"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 16:10

Hamza: Vijat e kuqe të dëmshme për vendin, gjuha në fushatë të mos e rrisë polarizimin

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 16:10

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se për partinë e tij më e preferueshme do të ishte një bashkëpunim me partitë që janë më  të ngjashëm në program e të cilat tha se janë ato me të cilat herë kanë qenë në pozitë e herë në opozitë.

Hamza u pyet mbi këtë çështje në konferencën e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

“Për neve është më e preferueshme, më afër programeve tona politike, bindjeve tona politike e konceptuale, që të jemi bashkë me partitë që kemi qenë në të kaluarën herë në pushtet e herë në opozitë, në periudha të ndryshme kohore edhe në qeveri, por kemi qenë në mandatin e kaluar në opozitë. Vijat e kuqe – mendoj që është mirë që mos me u vendos sepse është treguar e dëmshme për vendin”.

Hamza tha se duhet të shikohet interesi i vendit mbi partitë politike derisa tërhoqi edhe vërejtjen për gjuhën që përdoret në fushata zgjedhore.

“E kuptoj interesin e partive politike, por të gjihë ne duhet të jemi të sigurt në atë që interesi i shtetit të jetë mbi partitë politike. Kur është në pyetje interesi i shtetit, ai është prioriteti kryesor. Edhe gjuha të cilën e përdor në fushatë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos të ndikojë që ky polarizim i shoqërisë të rritet”./Express/