Hamza thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar: Ju mirëpresim që të vini edhe në atdhe ta ushtroni të drejtën tuaj - Gazeta Express
string(122) "hamza-thirrje-mergates-qe-te-regjistrohen-per-te-votuar-ju-mirepresim-qe-te-vini-edhe-ne-atdhe-ta-ushtroni-te-drejten-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 9:26

Hamza thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar: Ju mirëpresim që të vini edhe në atdhe ta ushtroni të drejtën tuaj

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 9:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka ndarë edhe linkun ku diaspora mund të regjistrohet.

“Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj. Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!”, ka shkruar Hamza.

Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor, derisa mund të të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë.