Hamza takon Prattipatin: E vlerësoj mbështetjen e SHBA në proceset që po kalon vendi, zgjedhjet rrugë për dalje nga kriza - Gazeta Express
string(119) "hamza-takon-prattipatin-e-vleresoj-mbeshtetjen-e-shba-ne-proceset-qe-po-kalon-vendi-zgjedhjet-rruge-per-dalje-nga-kriza"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 14:06

Hamza takon Prattipatin: E vlerësoj mbështetjen e SHBA në proceset që po kalon vendi, zgjedhjet rrugë për dalje nga kriza

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 14:06

Kryetari i ri i PDK’së, Bedri Hamza, sot është takuar me Të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati.

Ai ka thënë se PDK është konstruktive dhe do të vazhdojë praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.

Hamza thotë se vijat e kuqe të PDK’së janë Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

“Sot e nisa angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës dhe takimin e parë e zhvillova me Ambasadoren Anu Prattipati. PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit.”

Ai shtuar se zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza.

“Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj.”