Hamza: Prekazi, vendi që duhet të na frymëzojë për të ardhmen e Kosovës - Gazeta Express
string(69) "hamza-prekazi-vendi-qe-duhet-te-na-frymezoje-per-te-ardhmen-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 10:19

Hamza: Prekazi, vendi që duhet të na frymëzojë për të ardhmen e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 10:19

Bedri Hamza bashkë me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në Prekaz me rastin e Epopesë së UÇK-së, ku ka nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Ai tha se ndodhen në Prekaz për të shprehur respekt dhe për të bërë nderim në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se ky respekt duhet të jetë gjithmonë deri në përulje.

Hamza u shpreh se çfarëdo që të bëhet sot nuk është e barazvlefshme me veprën dhe sakrificën që kanë bërë Jasharajt, duke shtuar se respekti për ta duhet të jetë i përjetshëm.

Sipas tij, Prekazi është një vend që duhet të shërbejë si frymëzim për të punuar për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement