Hamza për takimet në Uashington: Amerikanët duan partnerë të parashikueshëm - Gazeta Express
string(74) "hamza-per-takimet-ne-uashington-amerikanet-duan-partnere-te-parashikueshem"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 9:18

Hamza për takimet në Uashington: Amerikanët duan partnerë të parashikueshëm

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 9:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat për kryeministër Bedri Hamza, ishte i ftuar mbrëmë në Rubikon në Klan Kosova.

Hamza foli për shumë tema me rëndësi të cilat i preokupojnë qytetarët dhe ofroi zgjidhjet për to.

Ndër të tjera, ai foli edhe rreth vizitës së tij që e pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mesazhin që atij ia dhanë amerikanët.

Kreu i PDK-së tha se ata duan një partner të parashikueshëm, të cilët nuk e kanë pasur deri më tani.

“Si rezultat i kësaj ka ndodhur edhe ndërprerja e dialogut strategjik, si rezultat i këtyre veprimeve. I mungesës së besueshmërisë dhe parashikueshmërisë dhe duan që përveç si vend mik, me të pasë dhe partner”, deklaroi Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement