Hamza për Bahtirin: Deri vonë s'e ka ditur që do ta kandidojë VV’ja, e kishte opsion listën “Forca e Diasporës” - Gazeta Express
string(105) "hamza-per-bahtirin-deri-vone-se-ka-ditur-qe-do-ta-kandidoje-vvja-e-kishte-opsion-listen-forca-e-diaspores"

Hamza për Bahtirin: Deri vonë s’e ka ditur që do ta kandidojë VV’ja, e kishte opsion listën “Forca e Diasporës”

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:27

Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, thotë se kundërkandidati i tij Agim Bahtiri deri vonë s’e ka ditur nëse VV’ja do ta kandidojë për kryetar. Thotë se Bahtiri e ka pasur si opsion listën “Forca e Diasporës” me të cilën do t’i hynte garës, nëse do t’i dështonte kandidimi me partinë e Albin Kurtit.

‘Z. Bahtiri deri në momentet e fundit nuk e ka pasur të qartë që do të jetë kandidat për kryetar komune”, shpjegon Hamza në emisionin Pressing në T7.

Lexo Edhe:

“Normalisht e ka lënë alternativën që nëse nuk kandidohet prej Vetëvendosjes me kalu edhe me garu me listën “Forca e Diasporës”’, thotq Hamza.

“Ka pasur negociata deri në momentet e fundit, ka pasur dilema. Në fund është e drejtë e VV’së, e ka kandidu për kryetar”, thekson ai.