Hamza: Nuk munesh me thanë i kam votat për qeveri po nuk i pata për Kuvend – Kalkulimi prej fillimi ishte te zgjedhja e Presidentit - Gazeta Express
string(128) "hamza-nuk-munesh-me-thane-i-kam-votat-per-qeveri-po-nuk-i-pata-per-kuvend-kalkulimi-prej-fillimi-ishte-te-zgjedhja-e-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 22:41

Hamza: Nuk munesh me thanë i kam votat për qeveri po nuk i pata për Kuvend – Kalkulimi prej fillimi ishte te zgjedhja e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 22:41

Bedri Hamza i PDK’së thotë se nuk mund t’i kesh votat për qeveri, kur nuk i ke pasur për kryetar të Kuvendit.

Hamza në emisionin Pressing në T7 teksa flet për zhvillimet e fundit në Kuvend, thotë se e gjithë kjo që ka ndodhur, sipas tij, kalkulimet nga fillimi ishin te zgjedhja e Presidentit.

“Nuk mundesh me thanë unë i kam votat për qeveri, po nuk i pata për kryetar të Kuvendit. Nëse shkon e harxhohet 15 ditëshi i partisë së parë, shkon te i dyti, realisht ti hine në një situatë ku vjen zgjedhja e presidentit/es, dhe po qe se nuk i ki votat, po flasim për një periudhë kohore 2-3 muaj.

Mendoj që kjo ka qenë një lloj kalkulimi prej fillimi, te zgjedhja e Presidentit”, tha Hamza.