Hamza: Njëherë thanë se s’do të ketë emra nga VV, e propozuan një e pastaj e ndërruan, s’pati vullnet politik për stabilitet - Gazeta Express
string(119) "hamza-njehere-thane-se-sdo-te-kete-emra-nga-vv-e-propozuan-nje-e-pastaj-e-nderruan-spati-vullnet-politik-per-stabilitet"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 14:11

Hamza: Njëherë thanë se s’do të ketë emra nga VV, e propozuan një e pastaj e ndërruan, s’pati vullnet politik për stabilitet

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 14:11

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se kërkesa e partisë së tij për Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur konsensus për zgjedhjen e Presidentit ka qenë e qartë nga fillimi që të ketë marrëveshje politike.

Hamza tha se në bisedat që kanë pasë njëherë iu ishte thënë një emër, më pas ai ishte ndërruar dhe se në fund dolën me dy emra.

“Nuk kemi pasë marrëveshje paraprake politike, është kërkuar emri, fillimisht kanë thënë se nuk do të ketë emra të subjektit politik, kanë propozuar një emër, pastaj e kanë ndërruar atë emër, pastaj kanë dalë me dy emra. Edhe unë e vërej dhe tash shihet qartë nuk ka pasë një vullnet të plotë politik nga partia fituese që vendit t’i japë stabilitet institucional”.

Hamza tha se nëse s’do t’i kishte pëlqyer marrëveshja me partinë e tij, Vetëvendosje “ka pasë mundësi me Lidhjen Demokratike, ka mundur me Presidenten dhe për më tepër fare s’e ka ftuar as në biseda AAK-në”.

Ai tha se çdo vendim që do ta marrë Kushtetuesja në lidhje me ankesën që iu dërgua për çështjen e presidentit, PDK do ta respektojë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement