Hamza ngushëllon qeverinë amerikane për jetët e humbura nga përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA - Gazeta Express
string(104) "hamza-ngushellon-qeverine-amerikane-per-jetet-e-humbura-nga-perplasja-e-aeroplanit-me-helikopter-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 10:01

Hamza ngushëllon qeverinë amerikane për jetët e humbura nga përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 10:01

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas përplasjes së një aeroplani dhe një helikopteri të ushtrisë amerikane në Uashington.

Ai i ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit amerikan, duke thënë se Kosova qëndron pranë SHBA-së.

“Një lajm i tmerrshëm nga Uashingtoni këtë mëngjes. Ngushëllime familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën në përplasjen, popullit amerikan, qeverisë amerikane dhe ushtrisë amerikane. Lutjet tona janë me ta, me të lënduarit dhe të pagjeturit. Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë orë tragjike”, ka shkruar Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement