Hamza në Prekaz, pas homazheve takohet me Rifat Jasharin: Sakrifica e tyre na thërret ta forcojmë Kosovën - Gazeta Express
string(103) "hamza-ne-prekaz-pas-homazheve-takohet-me-rifat-jasharin-sakrifica-e-tyre-na-therret-ta-forcojme-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 11:27

Hamza në Prekaz, pas homazheve takohet me Rifat Jasharin: Sakrifica e tyre na thërret ta forcojmë Kosovën

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 11:27

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkuar sot në Prekaz për të bërë homazhe e nderuar sakrificën e familjes Jashari.

“Sot, në Prekaz, në vendin e shenjtë të sakrificës, nderuam komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes heroike Jashari”, shkroi Hamza.

Ai tha se pas homazheve “vizitova edhe bacën Rifat, në shtëpinë që u bë kala e lirisë, ku çdo gur, çdo rrëfim dhe çdo kujtim dëshmon për sakrificën e jashtëzakonshme për atdheun”.

“Në fjalët e tij të qeta dhe në qëndrimin burrëror ndjehet ende pesha e historisë dhe madhështia e një familjeje që e ktheu qëndresën në betim për liri. Sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm, që na thërret ta ruajmë dhe forcojmë Kosovën për çdo brez. Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rënëve të familjes Jashari!”, tha Hamza.

Përveç liderëve, sot në Prekaz shkuan edhe shumë qytetarë në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement