Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë e pavarësisë - Gazeta Express
string(128) "hamza-ne-37-vjetorin-e-greves-se-minatoreve-sakrifica-e-tyre-ishte-frymezim-ne-rrugen-tone-drejt-rezistences-lirise-e-pavaresise"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 13:00

Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë e pavarësisë

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 13:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar sot 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të qëndresës kombëtare.

Në një postim publik, Hamza theksoi se minatorët, duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit, u shndërruan në simbol të guximit dhe solidaritetit. Sipas tij, sakrifica e tyre ishte frymëzim i fuqishëm në rrugën e Kosovës drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë.

Ai nënvizoi se sot përgjegjësia institucionale dhe qytetare është ruajtja, forcimi dhe zhvillimi i shtetit të Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim.

“Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë”, ka përfunduar Hamza, duke rikujtuar rolin historik të tyre në momentet kyçe të historisë së vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement