Hamza: Kurti do President asistent, që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet - Gazeta Express
string(95) "hamza-kurti-do-president-asistent-qe-nuk-e-kryen-detyren-ne-perputhje-me-kushtetuten-dhe-ligjet"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 7:00

Hamza: Kurti do President asistent, që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 7:00

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk i nevojitet President që i ka atributet për këtë pozitë, por një “President asistent”

Sipas Hamzës, personi që po kërkon Kurti për këtë pozitë është dikush që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Hamza tha se po të ishte ndryshe, Kurti ka pasur opsione.

“Kurtit i nevojitet President asistent, që realisht nuk e kryen detyrën e Presidentit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Kjo është e lexueshme. Me pas dashtë President që i kryen detyrat e veta ligjore dhe kushtetuese, ka pas opsione”, ka deklaruar Hamza në RTV Dukagjini.

Hamza theksoi se nevojitet marrëveshje politike, që opozita të qëndrojë në sallë për të mundësuar zgjedhjen e Presidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement