Kryetari dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka njoftuar se fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do ta hapë të mërkurën në Prizren.
Ai shkroi në Facebook se koha është “për të vepruar”.
“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar”, shkroi Hamza.
“Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë. Ju ftoj të na bashkoheni! Bashkë. Përpara. #PDK130”, shtoi ai.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...