Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit amerikan Wesley Clark si dëshmitar i fundit në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar dëshminë e tij si një kthesë të fortë në këtë proces.
Hamza thotë se Clark riktheu fokusin te faktet dhe parimi bazë se liria e popujve është e patjetërsueshme.
Sipas tij, me këtë dëshmi “ranë të gjitha narrativat e rreme” dhe u dëshmua se historia nuk mund të rishkruhet.
Ai shprehet i bindur se liderët e luftës dhe të paqes së Kosovës “së shpejti do të kthehen krenarë”, pranë familjeve, popullit dhe në mesin e qytetarëve të vendit.