Hamza: As një njëri, as Sami Lushtaku nuk mund të më përzihet - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:00

Hamza: As një njëri, as Sami Lushtaku nuk mund të më përzihet

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:00

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nëse bëhet kryetar i Komunës, askush nuk mund t’i përzihet në qeverisje, duke përfshirë edhe Sami Lushtakun, shkruan Express.

Analistja Donika Kadaj Bujupi i bëri pyetje Hamzës se a mund të ketë ndërhyrje nga komunat fqinje në rast se Hamza i fiton zgjedhjet.

Lexo Edhe:

“Në rast të fitores suaj, a do të qeverisni ju, apo do të ketë ndërhyrje nga komunat fqinje? Sepse trumbetohet se disa eksponentë kanë qeverisur me disa komuna…”

Megjithatë, ende pa e përfunduar pyetjen, Hamza tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë nga askush, e as nga Sami Lushtaku.

“O as Sami Lushtaku”, është shprehur Hamza.

“Po pse s’e kanë provuar fuqinë kur kam qenë guvernator në BQK? Apo kur kam qenë në qeveri?, pyeti Hamza.

“As një njeri hic, asnjë…”, vazhdoi Hamza.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka pasur konflikt edhe me ish-kryeministrin Haradinaj derisa ishte ministër i Financave.

Hamza kishte refuzuar të marrë pagën me rritje, pasi Qeveria Haradinaj ia kishte rritur pagat vetës.

“Nëse do që ministri të jetë burri më i mirë i Qeverisë, le të na përkrah në rritjen e pagave… Por, qasja e tij nganjëherë ëshë e pakuptimtë”, kishte deklaruar Haradinaj atë kohë./Express/