Hamiti për VV’në: Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë për sjelljen antikushtetuese - Gazeta Express
string(79) "hamiti-per-vvne-qytetaret-do-ta-ndeshkojne-me-vote-per-sjelljen-antikushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 15:40

Hamiti për VV’në: Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë për sjelljen antikushtetuese

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 15:40

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se anëtarët e VV-së po e shkelin kushtetutën duke mbajtur poste deputetësh dhe ministrash në të njëjtën kohë, duke shtuar se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën.

Hamiti ka shtuar se kjo është arsyeja se pse BE-ja s’po i takon ata në zyrat e qeverisë, duke kujtuar se është pikërisht BE-ja ajo që e ka sanksionuar Kosovën para dy vjetësh për shkak të politikës suaj të mbrapshtë, shkruan Gazeta Express.

‘‘Mos e shkelni Kushtetutën, siç po e shkelni edhe aktualisht, mbasi zyrtarët tuaj po mbajnë poste deputetësh dhe ministrash në të njëjtën kohë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

Po e shihni vetë, BE-ja nuk po ju takon në zyra të Qeverisë për këtë arsye. Kjo BE që e ka sanksionuar Kosovën para dy vjetësh për shkak të politikës suaj të mbrapshtë.

Do ta shihni së shpejti se këtë lloj sjelljeje antikushtetuese do ta ndëshkojnë me votë qytetarët që e duan atdheun e tyre, Kosovën, shtet ku sundon ligji.”, ka shkruar ai.