Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar për situatën e bllokimit të Kuvendit në të cilën ndodhet Kosova. Ai tha për Vetëvendosjen se “Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë”.
“Kosova vazhdon të vuajë nën regjim të sanksioneve të BE-së në kohën e regjimit të ri në Kosovë! Po vuajnë qytetarët, por jo drejtuesit politikë të regjimit”, shprehet ai.
Reagimi i tij i plotë:
Po e mbajnë pushtetin, po e nëpërkëmbin demokracinë dhe po e sfidojnë rendin kushtetues të Kosovës.
Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë.
Prandaj, nuk ndiejnë kurrëfarë urgjence për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës tre muaj e e gjysmë mbas zgjedhjeve nacionale. Të kota janë thirrjet e qytetarëve dhe të miqve të Kosovës. Po bien në veshë të shurdhër të regjimit #KREJTdheDREJT.
Kosova vazhdon të vuajë nën regjim të sanksioneve të BE-së në kohën e regjimit të ri në Kosovë! Po vuajnë qytetarët, por jo drejtuesit politikë të regjimit.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...