Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se pas zgjedhjeve të para Kosova kishte formuar një qeveri të përbërë nga tru partitë kryesore shqiptare.
Ai ka treguar se ndonëse LDK-ja kishte ftuar mbi 45 për qind, ia kishte dhënë postin e kryeministrit PDK-së.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se LDK-ja postin e kryeministrit ia kishte dhënë edhe AAK-së në vitin 2024.
:Mbas zgjedhjeve të para nacionale në Kosovë, të parat në liri, që u mbajtën më 17 nëntor 2001, Kosova e formoi një Qeveri të përbërë nga të tri partitë kryesore shqiptare, LDK, PDK, AAK, si dhe komunitetet pakicë. LDK-ja i ka pasë fituar rreth 360.000 vota, 45.65%, dhe 47 deputetë në Kuvend. PDK-ja 25.70% të votave dhe 26 deputetë në Kuvend, ndërsa AAK-ja fitoi 7.83% të votave dhe 8 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Me marrëveshje politike për ndërtim të institucioneve me koalicion të gjerë, në mars të vitit 2002 President i Kosovës u zgjodh Ibrahim Rugova nga LDK-ja, kryeministër Bajram Rexhepi nga PDK-ja. Postet qeveritare u ndanë ndërmjet të trija partive shqiptare”, ka shkruar Hamiti.