Hamiti: Më 28 dhjetor, Kosova i bën 30 muaj nën sanksione të BE-së - Gazeta Express
string(64) "hamiti-me-28-dhjetor-kosova-i-ben-30-muaj-nen-sanksione-te-be-se"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:19

Hamiti: Më 28 dhjetor, Kosova i bën 30 muaj nën sanksione të BE-së

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:19

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka rikujtuar dëmet që ia ka sjell Kosovës Qeveria Kurti.

Ai ka vlerësuar së më 28 dhjetor Kosova i bën 30 muaj nën sanksione të BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këto sanksione kanë ardhur si pasoj e politikave të kësaj qeveria.

“Ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, Albin Kurti dhe Vetëvendosja, me përkrahësit e tyre, do të mund ta shënojnë si ndër arritjet e mëdha të Qeverisë së tyre. Dy vjet e gjysmë më herët, plot 30 muaj më herët, më 28 qershor 2023, për shkak të politikave të Kurtit, Komisioni Evropian i vendosi Kosovës sanksione të ashpra ekonomike dhe të tjera. Kosovës kjo i ka ndodhur për herë të parë në historinë e vet. Nja 600-700 milionë euro për projekte jetike për qytetarët e vendit tonë na janë pezulluar nga BE-ja. Dëmet për imazhin ndërkombëtar të shtetit tonë janë po ashtu të mëdha. Përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje të mjerueshme janë drejtuesit aktualë të Kosovës”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Qytetarët që e shohin këtë ‘arritje’ të Qeverisë së Vetëvendosjes si dëm kolosal për vendin tonë do të mund ta nxjerrin me votë në opozitë këtë formacion politik që e ka katandisur Kosovën keq në këto 5 vjet. Mundësia është që kjo të ndodhë më 28 dhjetor 2025. Dhe do të ndodhë!”, ka shkruar ai.