Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti dëshiron të sundojë
Sipas tij, Kurti tash e një vit është duke sunduar me vendin, ndërsa tha se Kosova duhet të dalë prej kurthit të Kurtit.
“Albin Kurti nuk di dhe nuk do të qeverisë, por të sundojë. Po të dinte dhe të donte, do të qeveriste, mbasi i mori mbi 51% të votave dhe e formoi Qeverinë vetë. Tash e 1 vit është duke sunduar, pa mbikëqyrje nga Kuvendi. Kështu nuk bëhet në demokraci. Kosova duhet të dalë prej kurthit të Kurtit”, ka shkruar ai.
Mëngjesin e së premtes Vjosa Osmani, mbajti një konferencë për media ku edhe njoftoi për shpërndarjen e kuvendit, për shkak të mosarritjes së zgjedhjes së presidentit të ri.