Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Muhamet Hamiti, e ka cilësuar situatën e Kosovës nën masat e Bashkimit Evropian si të rëndë, ndërsa i quan sanksione ekonomike.
Sipas Hamitit, BE-ja vendosi “masa të përkohshme dhe të kthyeshme” ndaj Kosovës për shkak të politikave të Qeverisë së Vetëvendosjes.
“Për shkak të politikave të Qeverisë së Vetëvendosjes (VV), BE-ja i vendosi Kosovës “masa të përkohshme dhe të kthyeshme”, eufemizëm për sanksione ekonomike, më 28 qershor 2023. Janë bërë dy vjet, tre muaj dhe 10 ditë prej kohës kur na u vendosën sanksionet e ashpra. Domethanë 833 ditë deri sot. Kosovës i janë pezulluar mbi 600 milionë euro për projekte jetike për qytetarët”, ka shkruar Hamiti.
Hamiti gjithashtu akuzoi deputetë dhe ministra të VV-së se po mbajnë pozita njëkohësisht në kundërshtim me Kushtetutën, dhe se për këtë arsye, BE-ja ka ndërprerë takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e VV-së në zyrat e Qeverisë që nga gushti i këtij viti.
“Mbasi po i mbajnë kundërligjshëm pozitat si deputetë dhe ministra në të njëjtën kohë, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, BE-ja nuk i takon Albin Kurtin dhe kolegët e tij deputetë të VV-së në zyrat e Qeverisë së Kosovës prej gushtit të sivjemë. Kosova është nën regjim sanksionesh të BE-së, tash efektivisht edhe të SHBA-ve, në kohën e kur udhëheqës të vendit janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Hamiti ironizoi faktin që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë nderuar një ditë më parë me çmimin “Alumni i Nderit” nga Universiteti i Prishtinës.
“Këta të dy u nderuan dje, më 7 tetor 2025, me Çmimin Alumni i Nderit nga Universiteti i Prishtinës. U tha sa janë frymëzim për brezat e ardhshëm! Çudi!”, e përmbylli postimin Hamiti.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...