Hamiti i LDK'së: Deputeti Albin Kurti po e drejton Qeverinë tash e pothuaj një gjysmë viti, në kundërshtim me Kushtetutën - Gazeta Express
string(118) "hamiti-i-ldkse-deputeti-albin-kurti-po-e-drejton-qeverine-tash-e-pothuaj-nje-gjysme-viti-ne-kundershtim-me-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 14:28

Hamiti i LDK’së: Deputeti Albin Kurti po e drejton Qeverinë tash e pothuaj një gjysmë viti, në kundërshtim me Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 14:28

Muhamet Hamiti nga LDK ka thënë se VV dhe përkrahësit e saj po thonë se është konstituar kuvendi i Kosovës. Ai ka shtuar se që nga dita e certifikimit të rezultateve,  Kurti është deputet dhe si i tillë nuk mund të mbajë post ekzekutiv.

“VV-ja dhe përkrahësit e saj po thonë se është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Këta duhet ta dijnë se lideri i VV-së Albin Kurti është deputet prej ditës kur janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të sivjeme. Prej kur e ka dhënë betimin e tij si deputet po se po. Kurti ka votuar me dhjetëra herë në mbledhjen konstituive të Kuvendit. Deputetit nuk i lejohet të mbajë post ekzekutiv. Deputeti Albin Kurti po e drejton Qeverinë e Kosovës tash e pothuaj një gjysmë viti, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po e mban kundërligjshëm postin e Kryeministrit. S’mund të jeshë deputet dhe (krye)ministër në Kosovë. Prandaj, zyrtarët e BE-së nuk e takojnë Kurtin në zyrat e Qeverisë së Kosovës.”

Ai ka përmendur nenin 70 dhe nenin 72 të Kushtetutës për mandatin e deputetëve dhe papajtueshmërinë.