string(77) "hamiti-i-ashper-me-vv-ne-e-kane-zaptuar-pushtetin-po-qeverisin-kunderligjshem"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:54

Hamiti i ashpër me VV-në: E kanë zaptuar pushtetin, po qeverisin kundërligjshëm

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:54

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër VV-në për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit e ka zaptuar pushtetin dhe po qeverisë në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij, sjelljen e Albin Kurtit dhe partisë së tij po e rrënojnë rendin demokratik në Kosovë.

“E kanë zaptuar pushtetin, po qeverisin kundërligjshëm, duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po e rrënojnë rendin demokratik në vendin tonë. Kaq e thjeshtë është. Deputeti Albin Kurti me të vetët nga VV-ja po qeverisin pa Kuvend, pa mbikëqyrje të legjislativit, që është alfa dhe omega e një ekzekutivi demokratik. Domethanë, po sundojnë. Për të sunduar nuk u duhet Kuvendi”, ka shkruar ai, duke ia rikujtuar partisë në pushtet neni 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

aaaaa