Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova.
Ai ka thënë se këtë e dëshmon edhe fakti i intervistimit të zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, nga Prokuroria Speciale.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka përmendur edhe demet tjera që kjo qeveria ia ka sjell Kosovës.
“Kemi një deputet që e drejton Qeverinë e Kosovës, ky është Albin Kurti. Nënkryetari i Qeverisë, zëvendëskryeministri ishte në prokurori, për aferën e radhës, nga shumë afera korruptive. Kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova në këto vite, pa asnjë dyshim. Me korrupsion, nën sanksione, me paralizë shoqërore, ekonomike e politike. Kjo është gjendja e Kosovës sot”, ka thënë Hamiti.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...