Hamiti: E suksesshme edhe përpjekja e 46-të e VV'së së Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit - Gazeta Express
string(106) "hamiti-e-suksesshme-edhe-perpjekja-e-46-te-e-vv-se-se-albin-kurtit-per-bllokim-te-konstituimit-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 12:18

Hamiti: E suksesshme edhe përpjekja e 46-të e VV’së së Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 12:18

Muhamet Hamiti nga LDK ka thënë se ka qenë e suksesshme përpjekja e 46’të e Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka shtuar se Kurti “e ka zaptuar pushtetin”.

“Mbasnesër, më 15 korrik, bëhen tre muaj të bllokadës. Deputeti Albin Kurti e ka zaptuar pushtetin. Do pushtet absolut, jo ndarje të pushteteve. Ai nuk po qeveris me mbikëqyrje parlamentare, por po sundon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”

Hamiti ka thënë se presidentja Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, siç e thotë Kushtetuta (neni 84).”