string(79) "hamiti-drejtuesit-e-papergjegjshem-te-vendit-punet-i-kane-mire-kosova-eshte-keq"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 10:39

Hamiti: Drejtuesit e papërgjegjshëm të vendit punët i kanë mirë, Kosova është keq

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 10:39

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikua sjelljen e drejtuesve të shtetit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se ata janë të papërgjegjshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se ata i kanë punët mirë, por populli i Kosovës i ka keq.

“Po i besove retorikës së udhëheqësve të Kosovës, pozita ndërkombëtare e Republikës së Kosovës po forcohet në vitet kur jemi nën sanksione ndërkombëtare. Drejtuesit e papërgjegjshëm të vendit tonë punët i kanë mirë. Ndërkohë, qytetarët po i vuajnë sanksionet, shteti reputacionin e dëmtuar në botë”, ka shkruar Hamiti.