Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimin e hapur dhe afatin 30-ditor për konstituim, Muhamet Hamiti i LDK-së tha se thirrjet e ndërkombëtarëve për respektim të vendimit janë në drejtim të Vetëvendosjes.
Sipas Muhametit, ky mesazh është për VV-në, meqenëse partitë tjera gjithnjë i kanë respektuar aktgjykimet e Kushtetueses.
Muhameti tha se VV-ja ka bërë shkelje seriale të Kushtetutës në këto 4-5 vjet.
“BE-ja, ambasadat e shteteve kryesore perëndimore, SHBA, Britani e Madhe, Gjermani etj, kanë bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Thirrjet po i bëhen Vetëvendosjes së Albin Kurtit, sepse partitë e tjera i kanë respektuar gjithëherë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
“Qeveria e Vetëvendosjes ka bërë shkelje seriale të Kushtetutës në këto 4-5 vjet. Në kundërshtim me Kushtetutën po qëndron në krye të Qeverisë deputeti Albin Kurti, i cili ka votuar në dhjetëra seanca të dështuara për konstituim të Kuvendit të Kosovës prej prillit deri në korrik”, shkroi në fund Hamiti.