Hamilton, sportisti më i pasur në Britani të Madhe - Gazeta Express
string(49) "hamilton-sportisti-me-i-pasur-ne-britani-te-madhe"

Gazeta Express

14/05/2020 12:53

Hamilton, sportisti më i pasur në Britani të Madhe

Gazeta Express

14/05/2020 12:53

Vozitësi i Formula 1, Lewis Hamilton, është emëruar sportisti më i pasur në Britani të Madhe në listën e Sunday Times 2020.

Pasuria e 35-vjeçarit u shtua për 37 milionë funte në vitin e fundit, duke e arritur kështu shumën prej 224 milionë funtesh. Kjo ka bërë që Hamilton të bëhet sportisti më i pasur në historinë 32-vjeçare të listës së Sunday Times, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ylli i golfit, Rory Mcllroy – që ka pasuri prej 170 milionë funtesh – ishte i vetmi sportist tjetër që hyri në listën e 1000 personave më të pasur në Britani të Madhe nga të gjithë sektorët.

Sporti e dominoi listën e personave të rinj në moshë më të pasur në Britani, duke i zënë 18 prej 50 vendeve në këtë listë.

Boksieri Anthony Joshua është i vetmi sportist tjetër që s’është futbollist në këtë listë, të përbërë nga sportistët nën moshën 30-vjeçare.

Britaniku vlen 107 milionë funte, ndërsa sulmuesi i Uellsit dhe Real Madridit, Gareth Bale, është i vetmi sportist që arrin ta mposht atë me pasuri.

Sportistët më të pasur nën moshën 30-vjeç
Emri Sporti Pasuria për vitin 2020
1. Gareth Bale Futboll £114m
2. Anthony Joshua Boks £107m
3. Paul Pogba Futboll £50m
4= Kevin de Bruyne Futboll £34m
4= David de Gea Futboll £34m
6. Raheem Sterling Futboll £28m
7. N’Golo Kante Futboll £25m
8. Harry Kane Futboll £24m
9. Daniel Sturridge Futboll £22m
10, Jordan Henderson Futboll £21m