Hamilton i arrin 100 fitore në karrierë, pasi e fiton Çmimin e Madh të Rusisë - Gazeta Express
string(76) "hamilton-i-arrin-100-fitore-ne-karriere-pasi-e-fiton-cmimin-e-madh-te-rusise"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/09/2021 20:29

Hamilton i arrin 100 fitore në karrierë, pasi e fiton Çmimin e Madh të Rusisë

Sporte tjera

Gazeta Express

26/09/2021 20:29

Pas një agjërimi prej më shumë se dy muajsh, Lewis Hamilton ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit për suksesin e 100-të në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Britaniku ia doli të triumfonte në Çmim e Madh të Rusisë që u dominua thuajse përgjatë gjithë garës nga Lando Norris, por gara u rindez në finale nga shiu që detyroi pilotin e McLaren të bënte një gabim.

Lexo Edhe:

Në podium, me fituesin Hamilton, u ngjitën edhe Max Verstappen dhe Carlos Sainz. Charles Leclerc nuk ia del të përfundojë garën.

Shiu ishte “fajtori” që privoi Lando Norris fitoren e parë në Formula 1, duke prishur finalen e raundit të pesëmbëdhjetë të kampionatit botëror.