Hamilton fiton edhe në garën e parë të Mugellos, krizë totale te Ferrari - Gazeta Express
string(71) "hamilton-fiton-edhe-ne-garen-e-pare-te-mugellos-krize-totale-te-ferrari"

Hamilton fiton edhe në garën e parë të Mugellos, krizë totale te Ferrari

Gazeta Express

13/09/2020 18:28

Lewis Hamilton vazhdon të dominojë këtë sezon të Formula 1.

Pas garës jo shumë pozitive në Monza, piloti britanik reagoi menjëherë në Çmimin e Madh të Toskanës me garën që u zhvillua për herë të parë në pistën e Mugellos duke triumfuar me dominim.

Lexo Edhe:

Ishte një garë e çuditshme ajo e Toskanës që u ndërpre disa herë me flamurin e kuq që u valvit në pistë për shkak të aksidentëve të shumta.

Dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë por gjithsesi Hamilton pavarsisht gjithçkaje nuk e vendosi asnjëherë në diskutim vendin e parë.

Pas britanikut të Mercedes u rendit shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas ndërsa podiumi u kompletua nga Red Bulli i Albon.

Garë e turpshme për Ferrarin me Leclerc që u rendit i 8-ti ndërsa Vettel që vazhdon të ketë probleme të shumta u pozicionua në vendin e 10-të.

Paraqitje pozitive ajo e Daniel Ricciardos që me Renault e tij u pozicionua në vendin e 4-t.

Për Lewis Hamilton kjo ishte fitorja e 90-të në karrierë dhe tashmë është vetëm një sukses larg rekordit të Michael Schumacher.