Hamasi thotë se marrëveshja e armëpushimit garanton se lufta nuk do të kthehet në Gaza - Gazeta Express
string(86) "hamasi-thote-se-marreveshja-e-armepushimit-garanton-se-lufta-nuk-do-te-kthehet-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 17:15

Hamasi thotë se marrëveshja e armëpushimit garanton se lufta nuk do të kthehet në Gaza

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 17:15

Marrëveshja e arritur me Izraelin për një armëpushim në Gaza “shënon fillimin e një fundi të plotë të luftës brutale kundër Rripit të Gazës”, sipas zëdhënësit të Hamasit në enklavë.

“Sigurisht që ka garanci për Hamasin se lufta nuk do të kthehet pasi të përfundojë procesi i shkëmbimit dhe gjithashtu dëgjuam presidentin amerikan të fliste drejtpërdrejt, publikisht dhe qartë për këtë çështje”, tha Hazem Qassem për CNN sot.

Qassem tha se Hamasi vlerësonte përpjekjet e administratës amerikane dhe të Presidentit Donald Trump “dhe Hamasi do të zbatojë të gjitha ato që përfshihen në marrëveshje për të siguruar një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm”.

“Ne si Hamas shprehëm falënderimet tona për Presidentin Trump për ndihmën në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Presidenti Trump ishte i etur për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe ne i bëjmë thirrje atij edhe një herë që të vazhdojë të ushtrojë presion mbi pushtimin për të zbatuar plotësisht të gjitha kushtet e marrëveshjes”, tha Qassem, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Ka pasë rregullime në një hartë mbi tërheqjen e pjesshme të trupave izraelite “për t’i mundësuar rezistencës të kryejë një operacion të plotë shkëmbimi për të gjithë të burgosurit, qofshin trupat e të vdekurve apo ata që janë gjallë”, shtoi ai.

Nuk dihet nëse Izraeli i ka pranuar këto ndryshime.

Qassem gjithashtu pretendoi se Izraeli po kundërshtonte listën e 250 të burgosurve palestinezë që ishin planifikuar të liroheshin si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.

“Pushtimi po përpiqet të manipulojë listën e të burgosurve (palestinezë) që rezistenca i dorëzoi për lirim”, tha Qassem.

“Nevojitet presion për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes në mënyrë që të arrihet një proces gjithëpërfshirës shkëmbimi”, shtoi ai.