string(83) "hamasi-sulmon-autobusin-qe-transportonte-punonjes-te-fondacionit-humanitar-te-gazes"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 13:25

Hamasi sulmon autobusin që transportonte punonjës të Fondacionit Humanitar të Gazës

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 13:25

Hamasi ka sulmuar një autobus që transportonte stafin e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) në një vend shpërndarjeje pranë qytetit jugor të Khan Yunis, duke vrarë të paktën pesë persona.

“Ka të paktën pesë viktima, plagosje të shumta dhe frikë se disa nga anëtarët e ekipit tonë mund të jenë marrë peng”, tha GHF në një deklaratë.

Bëhet e ditur se pesë anëtarët e stafit të vrarë janë palestinezë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Ne e dënojmë këtë sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm në termat më të forta të mundshme”, tha GHF.

“Këta ishin punonjës ndihmash. Humanitarë. Baballarë, vëllezër, bij dhe miq, të cilët po rrezikonin jetën e tyre çdo ditë për të ndihmuar të tjerët.”

Ministria e jashtme e Izraelit reagoi ndaj lajmit duke deklaruar se “Hamasi po e përdor vuajtjen si armë në Gaza”.

Ndryshe, GHF filloi të vepronte në fund të majit, duke deklaruar se ka shpërndarë më shumë se 7 milionë vakte ushqimore gjatë javës së parë të mandatit të saj.