Hamasi publikon video të hedhjes së raketës me rreze të gjatë veprimi në Izrael - Gazeta Express
string(80) "hamasi-publikon-video-te-hedhjes-se-raketes-me-rreze-te-gjate-veprimi-ayaash-250"

Hamasi publikon video të hedhjes së raketës me rreze të gjatë veprimi në Izrael

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 9:05

Hamasi ka publikuar një video në të cilën shihet raketa me rreze të gjatë veprimi, “Ayyash 250”, për të cilën ky grup pretendon se është hedhur në drejtim të aeroportit “Ramon” në Izrael.

Të premten, raketa ra në rajonin Hevel Eilot, afër qytetit më jugor të Izraelit, dhe duket se është raketa me rrezen më të gjatë që është hedhur deri më tani nga Hamasi në Izrael.

Lexo Edhe:

Raportohet se kjo raketë fluturoi rreth 250 kilometra brenda territorit të Izraelit, shkruan “Times of Israel”, transmeton Gazeta Express.