Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i grupit militant palestinez Hamas, mbrëmë lëshuan një paralajmërim urgjent për udhëheqjen e Izraelit në lidhje me operacionin ushtarak në Gaza dhe “rrezikun që ai paraqet për të burgosurit në qytet”.
“Siç jeni paralajmëruar më parë, sa më shumë ta zgjeroni fushëveprimin e operacioneve tuaja kriminale në Qytetin e Gazës, aq më i madh është rreziku për të burgosurit tuaj.
Tërhiquni menjëherë”, thuhej në një deklaratë të shkurtër të postuar në llogarinë zyrtare të grupit në Telegram.