string(121) "haliti-per-tragjedine-ne-austri-shenje-qe-bota-po-ndryshon-duhet-te-jemi-te-pergatitur-e-te-marrim-masa-edhe-ne-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:47

Haliti për tragjedinë në Austri: Shenjë që bota po ndryshon, duhet të jemi të përgatitur e të marrim masa edhe ne në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:47

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në një intervistë për FRONTAL në T7 ka folur për rastin tragjik që ka ndodhur në qytetin e Grazit në Austri e ku në mesin e viktimave është edhe një vajzë 15 vjeçare nga Vitia, shkruan Express.

Haliti ka thënë se siguria në Austri asnjëherë s’ka munguar dhe ka ndodhur një rast i tillë, gjë që sipas tij tregon se bota po ndryshon dhe se duhet që të gjithë të jenë të përgatitur dhe të paralajmëruar për këtë gjë, jo vetëm në Austri por edhe në Kosovë.

Kreu i Vitisë ka thënë se edhe në Kosovë duhet të punohet, të merren masa, të ketë parapërgatitje, parandalim dhe të punohet me psikolog, sociolog dhe me të rinjtë.

“Atje siguria kurrë s’ka munguar. Është rasti i parë që ka ndodhur. Kjo na bën me dije se bota po ndryshon. Duhet me qenë të paralajmëruar dhe përgatitur, jo vetëm ata por edhe ne, me marrë masa, me pasë parapërgatitje, preventiva, me punu shumë më shumë edhe me kapacitete këshilluese. Me punu me psikolog, sociolog, e me punu me të rinj shumë më shumë”, ka thënë Haliti.