Haliti: Ditën kur të fillojnë gjobat, në veri do t’u vihet flaka institucioneve të Kosovës - Gazeta Express
string(87) "haliti-diten-kur-te-fillojne-gjobat-ne-veri-do-tu-vihet-flaka-institucioneve-te-kosoves"

Haliti: Ditën kur të fillojnë gjobat, në veri do t’u vihet flaka institucioneve të Kosovës

Gazeta Express

14/11/2022 23:31

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se rreziku për eskalim të situatës në Veri është i madh.

Ai ka thënë se kur te vjen koha për shqiptim të gjobave, do të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët

Lexo Edhe:

Tutje Haliti thekson se serbët në veri do t’iu vënë flak pikave kufitare, doganave e objekteve tjera.

“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.

Sipas tij, beteja e Serbisë është më i bind Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serb në veri.

“Beteja e Serbisë është me BE me bind atë se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre”, u shpeh Haliti.