string(113) "haliti-15-vjecarja-nga-vitia-me-gjase-do-te-varroset-ne-graz-te-austrise-do-te-provoje-te-marre-pjese-ne-ceremoni"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:54

Haliti: 15 vjeçarja nga Vitia me gjasë do të varroset në Graz të Austrisë, do të provoj të marr pjesë në ceremoni

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:54

Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka treguar se 15 vjeçarja nga Komuna e Vitisë që është viktimë e sulmit në shkollën e Grazit të Austrisë, me shumë gjasë do të varroset në Austri, shkruan Gazeta Express.

Haliti ka thënë se do të provojë që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit atje, meqë ka pasur të udhëtojë për në Austri me datën 13 qershor për punë që lidhen me bashkëpunimet me komunat në Austri.

“Me gjasë varrimi do të ndodhë atje [në Graz]. Do të provojë që të marrë pjesë edhe unë. Kisha plan të udhëtoja për atje me datën 13”, ka thënë Haliti në FRONTAL.

Haliti ka paralajmëruar përkrahje për familjen e viktimës.