Halimi: VV e ka mënyrë të funksionimit bllokadën, kjo është e rrezikshme - Gazeta Express
string(70) "halimi-vv-e-ka-menyre-te-funksionimit-bllokaden-kjo-eshte-e-rrezikshme"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 14:37

Halimi: VV e ka mënyrë të funksionimit bllokadën, kjo është e rrezikshme

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 14:37

Anëtarja e LDK’së dhe Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në raport me krijimin e institucioneve dhe me qeverisjen e kryeqytetit.

Ajo ka thënë në emisionin “Majtas JO Djathtas”, në T7, se Vetëvendosje e ka bllokadën mënyrë të funksionimit dhe operon me të si koncept politik.

“Bllokada është shpërfaqje e alibisë së tyre për të penguar këdo që nuk bën pjesë në atë orbitën e vet politike dhe ideologjike. Këto dy vite sa kam qenë drejtoreshë e Kulturës e kam kuptu një mendësi problematike të kësaj partie”, është shprehur Halimi.

Tutje ajo shtoi se VV ka probleme esenciale në funksionimin si parti politike.

“Ata e kanë bllokimin që në fillim. Janë irracionalë tërësisht dhe mënyra se si i shprehin idetë e tyre (nëse ato ekzistojnë) është shumë agresive. Dhe nuk ta japin mundësinë për të diskutuar për çështje të mëdha”, potencoi Halimi.

Zyrtarja e LDK’së gjithashtu konstatoi se mënyra e funksionimit të VV’së është e rrezikshme për periudha afatgjate, duke konentuar tutje edhe ngërçin institucional në nivel qendror.

Lidhur me këtë Halimi tha se kjo parti lindi nga krizat dhe lideri i saj Albin Kurti karakterizohet nga kriza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement