string(119) "halimi-normalizim-i-sulmeve-verbale-dhe-etiketimeve-ndaj-gazetareve-eshte-nje-rrezik-serioz-per-profesionistet-e-medias"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:35

Halimi: Normalizim i sulmeve verbale dhe etiketimeve ndaj gazetarëve, është një rrezik serioz për profesionistët e medias

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:35

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata Reporterët pa Kufij, ku Kosova është renditur në vendin e 99-të nga 180 shtete.

Sipas Halimit, liria e mediave është shpirti i një sistemi demokratik dhe çdo kërcënim ndaj saj është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vetë themelit të shoqërisë së lirë.

Renditja e dobët nuk është vetëm një numër apo statistikë e thjeshtë – ajo pasqyron realitetin me të cilin përballen gazetarët çdo ditë në terren, përfshirë presionet, kërcënimet dhe diskreditimin publik.

Ajo thekson se nëse nuk merren masa konkrete për të mbrojtur dhe fuqizuar gazetarët, ekziston rreziku real që të humbet një prej vlerave më të çmuara të shoqërisë – e drejta për të thënë të vërtetën.

Ky normalizim i sulmeve verbale dhe etiketimeve ndaj gazetarëve, sipas saj, është një rrezik serioz jo vetëm për profesionistët e medias, por edhe për çdo qytetar që përpiqet të mbrojë vlerat demokratike, ka shkruar Halimi.