Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar vendimin e KQZ-së që të votohet jashtë ambasadave e konsullatave.
Këtë vendim të PZAP, e ka përdorur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke pretenduar se “LDK është kundër diasporës”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sibel Halimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila i kundërpërgjigjet Muratit:
“Të deklarosh se LDK është kundër diasporës është vetëm kauza e radhës e rreme, për të mbuluar panikun para zgjedhjeve dhe hipokrizinë permanente të partisë në pushtet. Edhe kur koordinohen njëzëri për ta goditur LDK-në, kot e kanë — çdo maskë e tyre tashmë ka rënë. Qytetarët po rikthehen në mbrojtje të shtetit. Mashtrimi po mbaron!”, është shprehur Halimi.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...