Halil Gashi kritikon Ramën për gjendjen në stacionin e trenit: Mbeturinat pamja e parë e Prishtinës, e pafalshme - Gazeta Express
string(110) "halil-gashi-kritikon-ramen-per-gjendjen-ne-stacionin-e-trenit-mbeturinat-pamja-e-pare-e-prishtines-e-pafalshme"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:30

Halil Gashi kritikon Ramën për gjendjen në stacionin e trenit: Mbeturinat pamja e parë e Prishtinës, e pafalshme

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:30

Halil Gashi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kuvendin komunal të Prishtinës, përmes një videoadresimi ka folur për problemet që janë në stacionin e trenit në Prishtinë.

Gashi ka thënë se në këtë vend nga ku dikur nisnin udhëtime e krijoheshin kujtime, sot udhëtarët përballen me një grumbullim mbeturinash, duke bërë kështu që mbeturinat të jenë pamja e parë e kryeqytetit.

‘‘Pamja e parë e Prishtinës – mbeturinat në stacionin e trenit

Në stacionin e trenit në Prishtinë, aty ku dikur nisnin udhëtime e krijoheshin kujtime, sot udhëtarët përballen me një pamje krejt tjetër: grumbullim mbeturinash të ardhura nga renovimet e banesave. Ky “projekt i paemëruar urban” duket se është bërë pikërisht në hyrje të qytetit, duke ofruar një imazh të shëmtuar për të gjithë ata që mbërrijnë me tren nga Peja apo qytete të tjera’’, ka thënë ai.

Kandidati i AAK-së, e ka vlerësuar si të pafalshme faktin që një prej pikave kyçe të transportit publik të vendit të shndërrohet në një mini-deponi.

‘‘Është e pafalshme që një prej pikave kyçe të transportit publik të vendit të shndërrohet në një mini-deponi, në vend që të jetë kartolina e parë e Prishtinës për vizitorët dhe qytetarët. Një kryeqytet nuk mund të përfaqësohet me berllog, por me dinjitet, kulturë dhe kujdes urban’’, ka shtuar ai.

Më tej, Gashi i ka bërë thirrje stafit menaxherial të Infrakos-it dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë për të pastruar dhe rikthyer dinjitetin e këtij stacioni.

‘‘U bëjmë thirrje stafit menaxherial të Infrakos-it dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë për të pastruar dhe rikthyer dinjitetin e këtij stacioni. Prishtina është shumë më tepër se kjo pamje. Ajo meriton të shihet dhe të prezantohet në formën e saj të vërtetë – një qytet energjik, i gjallë dhe me potencial të madh, e jo si një deponi e improvizuar’’, ka deklaruar ai.