Hakimi, për mundësinë e rikthimit në Madrid: "Nuk e di" - Gazeta Express
string(51) "hakimi-per-mundesine-e-rikthimit-ne-madrid-nuk-e-di"

Hakimi, për mundësinë e rikthimit në Madrid: “Nuk e di”

Gazeta Express

24/01/2020 20:40

Hakimi ëndërron kthimin në Madrid, e ka përsëritur këtë disa herë, por tani për tani nuk e di nëse do të ndodhë

Achraf Hakimi është duke shkëlqyer në Borussia Dortmund.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i Real Madridit, i huazuar në Bundesliga, është zhvilluar shumë si lojtar viteve të fundit, dhe Zinedine Zidane raportohet se e do në ekip për sezonin 2020/21.

Odriozola është afër largimit nga ‘Bernabeu’ dhe këto kanë rritur edhe më shumë spekulimet për rikthimin e Haklimit.

Sido që të jetë, ai nuk di ende se ku do të vazhdojë karrierën pasi t’i skadojë kontrata e huazimit me Dortmundin në verën e vitit 2020.

“Sinqerisht nuk e di (në cilin klub do të luaj sezonin e ardhshëm)”, u shpreh Hakimi.

“Aktualisht e shoh veten time te Borussia Dortmund. Jam shumë i lumtur këtu dhe kam ende pesë muaj kontratë”, shtoi ai. /Gazeta Express/