Haki Rugova thotë se i kanë numrat: Sot do ta kemi qeverinë Hoti - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

03/06/2020 9:49

Haki Rugova thotë se i kanë numrat: Sot do ta kemi qeverinë Hoti

Lajme

Gazeta Express

03/06/2020 9:49

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, është shprehur i bindur se sot në Kuvendin e Kosovës do të votohet Qeveria Hoti.

Rugova në një prononcim për Telegrafin ka thënë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

 “Unë e di që janë numrat, e di që do të mbahet seanca dhe e di që do të zgjidhet qeveria. Këto janë informacionet që i kam unë, dhe jam i bindur që sot do të formohet Qeveria”, ka thënë Rugova.

Ndryshe dje pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ky subjekt bëri të ditur emrat e ministrave nga kjo parti.

Kryesia e LDK-së vendosi që Driton Selmanaj të jetë zëvendëskryeministër, Hykmete Bajrami të kalojë në Ministrinë e Financave, Anton Quni do të mbetet në Ministrinë e Mbrojtjes, Vlora Dumoshi po ashtu do të jetë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agim Veliu do të kthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Arban Abrashi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Armend Zemaj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Besian Mustafa do të mbetet në Ministrinë e Bujqësisë.

Seanca për votimin e Qeverisë së re pritet të nisë në orën 11:00.