Haki Abazi sulmon edhe kështu: Hoti s'mund t'i çojë as 5 kg, Isa as 2.5 kg - Gazeta Express
string(70) "haki-abazi-sulmon-edhe-keshtu-hoti-smund-ti-coje-as-5-kg-isa-as-2-5-kg"

Gazeta Express

04/08/2020 0:10

Haki Abazi sulmon edhe kështu: Hoti s’mund t’i çojë as 5 kg, Isa as 2.5 kg

Gazeta Express

04/08/2020 0:10

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, s’mund t’i çojnë as nga 5 e 2.5 kg.

Ai tha se Hoti s’mund t’i çojë as 5 kilogramë, ndërkohë që sipas tij, Mustafa nuk mund t’i çojë as 2.5 kilogramë.

Lexo Edhe:

“Hoti s’mund t’i çojë as 5 kg, Isa as 2.5 kg”, është shprehur Abazi në DPT te Fidani.

Ndërkohë që për futjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës, Abazi tha se tashmë kjo parti është në koalicion.

“Edhe pse jo zyrtarisht, PDK’ja është në koalicionin qeverisës. Madje unë besoj se është më lehtë nëse nuk ke ministra të emëruar e megjithatë ki kontroll indirekte”, shtoi Abazi.