Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se letra ndërprerja e Dialogut Strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon gradacionin e radhës që e ka përcjellur kryeministrin në detyrë, Allbin Kurtin.
Sipas Abazit, vija amerikane nuk ka ndryshuar në raport me Kurtin, teksa tha se Kurti po mashtron duke thënë se marrëdhëniet Kosovë-ShBA nuk janë prishur.
“Ky është një mashtrim i thellë i Kurtit ku thotë që nuk i kemi marrëdhëniet e prishura. Tregon se nuk e njeh fare as mentalitetin dhe as logjikën e veprimit amerikan, sepse nuk mund t’i thuash dikujt që thotë se ‘kemi përfunduar dialogun strategjik dhe jemi shumë të pakënaqur’”, tha Abazi në “Jehona politike” në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është transpranet se Kurti nuk është partneri i tyre.
“Nuk mendoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë marrë inat Kosovës dhe popullit të saj, por Shtetet e Bashkuara kanë qëndrim të drejt dhe transparent se Kurti nuk është partneri i tyre në të mirën e Kosovës”, tha ai.